Futboll

SC Gjilani i gatshëm për t’u përballur me Suharekën

SC Gjilan ka mbyllur përgatitjet për duelin kampional ndaj FC Suhareka, i rëndësishëm për xhiron e katërt kampionale në Albi Mall Superligë.

Gjatë gjithë javës skuadra është stërvitur në fushën ndihmëse me bari artificial me temperatura të përshtatshme.

E gjithë skuadra është në dispozicion të stafit teknik, përveç Aridon Bllacës që po vazhdon të stërvitet i distancuar nga pjesa tjetër e grupit.

Takim ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit do zhvillohet të dielen më 1 Shtator në stadiumin e qytetit në Suharekë. Kjo përballje starton nga ora 16:00.

You Might Also Like