KOMUNIKATË ZYRTARE
Sport Club “Gjilani” konfirmon se ka kryer testet e futbollistëve dhe stafit për Covid-19, disa ditë më parë por ende nuk ka marrë rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Për derisa jemi në pritje të rezultateve ftojmë mediat dhe opinionin që të kenë kujdes në publikimin e informacioneve lidhur me këtë çështje.
Zyra e klubit mbetet e hapur për të ju përgjigjur çfarëdo informacione që shtypi ka nevojë të dijë për klubin dhe skuadrën në përgjithësi.
Zyra për Shtyp
SC Gjilani
Gjilan, 11 Gusht 2020