Sport Club Gjilani njofton se përgatitësi atletik Andi Kulli është larguar nga detyra e tij me kërkesë personale.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur që ai ka dhënë gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e klubit. Kontributi i tij ka qenë i çmuar në përgatitjen fizike të ekipit dhe jo vetëm.
I urojmë Andit gjithë të mirat në jetën personale dhe profesionale, me shpresën se rrugët tona do të bashkohen sërish në të ardhmen.