
Shkruan: Enver Sadiku
Me synimin minimal, daljen në Evropë, SC Gjilani kishte nisur kampionatin e ri me kryetrajnerin Ardian Nuhiu, i cili kishte konsumuar vitin e tij të parë te Gjilani me premtimin se po konsolidon ekipin dhe se në vitin e tij të dytë synim është Evropa e në të tretin titulli kampion.
Mirëpo, Gjilani nisi kampionatin si në vitet e kaluara, me plot oscilime, andaj u desh që kryetrajneri të ndërrohet dhe të vije kryetrajneri i ri, Debatik Curri me të cilin gjërat nisën të shkojnë më mirë, në mënyrë që pas stinorit vjeshtor Gjilani të mbetet në pozitën e gjashtë.
Gjilani kishte nisur kampionatin me shumë lojtarë që i kishte patur edhe stinorin e kaluar, bile edhe me disa përforcime, ngase klubi tashmë kishte stabilitetin financiar dhe pritej që të jetë njëri ndër pretendentët për titullin kampion.
Kështu, pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, SC Gjilani pati 7 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje, duke shënuar 22 gola e ka pësuar 23 gola dhe në fund ka tubuar 26 pikë, që e lanë klubin kuq e bardh në pozitën e gjashtë.
Prej 54 pikëve të mundshme, SC Gjilani ka marrë 26 sosh, apo 48.15 përqind të pikëve.
Në këtë kampionat, Gjilani ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 22 herë, apo mesatarisht 1.22 gola për ndeshje, kurse sa i përket golave të pranuar portierët e Gjilanit, Vokli Laroshi dhe Arjon Bllaca 23 herë nxorën topin nga rrjeta, apo mesatarisht pranuan nga 1.28 gola për ndeshje. Në pesë ndeshje. porta e Gjilanit mbeti e paprekur
Gjilani mbetet në garë për Kupën e Kosovës, ngase ka kaluar raundin e parë dhe tashti pret që të kalojë edhe raundin tjetër.
Golashënuesi më i mirë i Gjilanit edhe në këtë gjysmëstinor ishte gjermano-boshnjaku Senad Jaroviq, që tundi rrjetat kundërshtare 8 herë, prej tyre një herë nga pika e bardhë, kroati Edi Basha shënoi 4 herë, lojtari nga Bosnjë e Hercegovina Almir Aganspahiq tri herë dhe Armend Thaqi tre herë.
Në të gjitha këto statistika e mira qëndron se SC Gjilani mund të përmirësohet në pranverë, kurse daljen në Evropë mund t’a kërkojë edhe nëpërmjet ndeshjeve të Kupës.
Ja të gjitha rezultatet e SC Gjilani:
Gjilani – Ballkani 1:1
Dukagjini – Gjilani 2:0
Gjilani – Prishtina 3:1
Gjilani – Malisheva 1:3
Ferizaj – Gjilani 0:1
Gjilani – Drenica 0:1
Llapi – Gjilani 4:1
Gjilani – Drita 1:2
Prishtina e Re – Gjilani 0:1
Ballkani – Gjilani 1:1
Gjilani – Dukagjini 0:2
Prishtina – Gjilani 0:0
Malisheva – Gjilani 1;2
Gjilani – Ferizaj 2:2
Drenica – Gjilani 0:1
Gjilani – Llapi 3:0
Drita – Gjilani 1:1
Gjilani – Prishtina e re 3:2
Ja të gjitha rezultatet e SC Gjilani:
Kryelajmi.com



