SC Gjilani që po i zhvillon përgatitjet në Antalia, në Turqi, nesër do të përforcohet edhe me një lojtarë. Bëhet fjalë për lojtarin boshnjak Senad Jaroviq, i cili vije nga KF Struga, shkruan kryelajmi.com.
Ai është i lindur në Langenfeld të Gjermanisë dhe është me nënshtetësi gjermane. Luan në pozitën e qendërsulmuesit, është i gjatë 195 centimetra.
Në kategoritë e reja ka luajtur për ekipe gjermane, më pas edhe në ato sllovene. Si senior ka luajtur në NK Domzhale, NK Dob, NK Radomlje – Slloveni, Spartak Tërnava, Zlate Moravce, SKF Sered – Sllovaki, SönderjuskE – Danimarkë, Petrolul e Minaur – Rumani, Sloboda Tuzla – Bosnje e Hercegovinë dhe së fundi për KF Struga në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut./kryelajmi.com/.