Viti

Seancë solemne e Kuvendit të  Komunës së  Vitisë  për nder të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Për nder të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së , Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë solemne. Gjithashtu për nder të kësaj epopeje orët e para mësimore në të gjitha shkollat e kësaj komune i janë  kushtuar ngjarjeve që ndërlidhën me epopejën e lavdishme të UÇK-së dhe familjen Jashari.Seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së, e kryesuar nga Naim Pira ,kryesues I Kuvendit nisi  me një minutë heshtje për të përkujtuar të gjithë të rënit për lirinë e vendit e më  pas ai ka mbajtur edhe një fjalë rasti, ku foli për sakrificën e vendit për liri dhe shtet ndërtim.

“Me plotë të drejtë themi se 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998 është një nga ngjarjet që ktheu dinjitetin e shqiptarëve. Ishte betejë që përcaktoi të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur dhe ishte betejë që frymëzoi çdo atdhetar dhe patriot kudo që ndodheshin” u shpreh Kryesuesi Pira. Ai shtoj se kjo sakrificë dhe vizion i familjes Jashari për liri, demokraci dhe humanizëm e mbështeti edhe bota e qytetëruar duke përmendur miqtë euroatlantik në krye me SHBA-të për të cilën theksoj se duhet të jemi falënderues dhe mirënjohës.

E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se muaji mars e rikthen dhe bashkon vendin në fillim të një epoke të re duke kujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve për lirinë dhe sovranitetin e shtetit. “Fillimi i muajit mars çdo vit na bashkon për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën sublime të gjithë atyre që dhanë jetën për realizimin e ëndrrës së një populli për një shtet të pavarur dhe sovran.

Shqiptarët e Kosovës ndonëse ishin të shtypur nga aparatura e atëhershme serbe ata nuk ndalën së vepruari për të realizuar ëndrrën shekullore dhe për të çuar në vend porosinë e dëshmorëve dhe mundin e intelektualëve për shtet formim”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq një fjalë rasti në këtë seancë solemne e ka mbajtur edhe Qemajl Rexhepit, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti.Aziz Zuka

You Might Also Like