Piktori Sejdi Sejdiu, ka marrë çmimin e parë në kuadër të “Sallonit vjeshtor” që tradicionalisht mbahet në Gjilan. Në këtë ekspozitë janë ndarë edhe çmime të tjera. Arta Llapashtica, ka fitur çmimin e dytë në grafikë, kurse çmimin për skulpturë e ka fituar Shkurta Bogujevci. Organizatori ka ndarë edhe një çmim të veçantë, i cili ka shkuar për autorin Granit Dinaj.
Sejdi Sejdiu çmimi i parë për pikturë në “Salloni Vjeshtor”
Arta Llapashtica, ka fitur çmimin e dytë në grafikë
çmimin për skulpturë e ka fituar Shkurta Bogujevci
çmim i veçantë, ka shkuar për autorin Granit Dinaj
Arian Rexhepi, njëri nga organizatorët e “Sallonit vjeshtor”, ka thënë se nga viti në vit në këtë ekspozitë po ka prurje të reja, të autorëve nga mbarë bota dhe njëjtë ishte edhe sivjet. Ai ka thënë se punimet e ekspozuara janë shumë cilësore dhe me tematika të ndryshme, kurse ai ka ngritur edhe nevojën që Gjilani të ketë një galeri të artave, e cila përkundër premtimeve të vazhdueshme ende nuk është jetësuar.
Një kërkesë të tillë e ka ngritur edhe artisti i artit pamor Rasim Vllasaliu, pedagog i artit, i cili ka theksuar se numri i atyre që kanë përfunduar studimet master është shumë i madh, andaj del si domosdoshmëri që në Gjilan krahas shkollës së mesme të artit pamor, të ngriten edhe degë në Universitet.
Ndryshe “Salloni Vjeshtor” mbahet që nga viti 2006.