Një zjarr i madh që po përhapet shpejt ka përfshirë malet e Zhegocit bëjnë me dije fshatarë të asaj ane për kryelajmi.com.
Avni Sylejmani nga Zhegoci ka bërë me dije se sot në orët e pasdites ka shpërthyer një zjarr i madh te vendi i quajtur Maja Pletkovic dhe nga fshati po vërehet tym i madh. Kjo është pika më e lartë e Maleve të Zhegocit.
Druhet se zjarri në majën 1071 metra mund të përhapet edhe më shumë, andaj kërkohet intervenim i shpejtë.
Zjarre të tilla ka pasur edhe më herët, të cilat ishin shuar falë shirave që ranë. /kryelajmi.com/