Futboll

Shënuan fitore 21:0

FC Jetoni Futsal nga Gjilani ka arritur të thejë të gjitha rekordet e golave për këtë sezon në garat e organizuara prej FFK-së.
Gjilanasit e futsallit realizuan fitore të thellë prej 21-0 kundër Varoshit.
Ndeshja e luajtur në palestren e sporteve “Bashkim Selishta” u dominua totalisht nga vendasit që realizuan gol çdo 1 minutë e 50 sekonda.
Deri para kësaj ndeshje rekordin për fitoret më të thella e mbanin dy skuadrat e kategorisë së femrave, A&N dhe Mitrovica të cilat kishin arritur fitore 15-0.
FC Jetoni janë një nga favoritët e mëdhenjë për inkuadrim në Superligë.

You Might Also Like