Gjilan

Shkaku i reshjeve të dendura në disa rrugë qarkullimi është vështirësuar

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët dhe mediat se, pas reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë kryesore janë të bllokuara dhe qarkullimi aty është i vështirësuar. Rrugët e prekura janë:
• Hyrja për në fshatin Malishevë
• Rruga Qarkore
• Hyrja për në fshatrat Livoq i Poshtëm dhe i Epërm
• Hyrja për në fshatin Cernicë

Ekipet komunale janë angazhuara maksimalisht në terren për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit. Qytetarët njoftohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e përmendura.

Për çdo rast emergjent, ju lutemi kontaktoni Qendrën 112.

You Might Also Like