ARSIMI

Shkolla “Abdullah Tahiri” në Malishevë pranon donacion dhjetë laptop dhe mjete shkollore e sportive

 

 

Gjilan. Shkolla Fillore “Abdullah Tahiri” në Malishevë, ka pranuar donacionin prej dhjetë laptopë dhe mjete shkollore e sportive.

I pranishëm ngjarje ka qenë kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Arbër Ismajli, drejtorët komunalë, Nazim Gagica e Deniza Limani, sikurse edhe Rashit Sahiti, drejtor i shkollës dhe Latif Maliqi, kryetar i Këshillit të fshatit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar donatorët, Qemajl Aliu dhe Mehmetali Hysenin, për këtë mbshtetje që është tejet e rëndësishme për mbarëvajjtjen e procesit mësimorë dhe zhvillimin e tij.

Ai e falënderoi edhe Shoqatën “Malisheva” me seli në Zvicër, për kontributin e madh e në vazhdimësi në të mirë të komunitetit.

Më pas, Haziri me bashkëpunëtorët kanë mbjellë drunj dekoruesr në parkun që u emërua “Parku i Mërgimtarit”.

You Might Also Like