Mësimi në distancë, nuk ishte dhe nuk është diqka e lehtë për të gjithë nxënësit, aq më tepër për ata nxënës që frekuentojnë në shkolla të vendeve rurale. Bile-biles, për një pjesë prej tyre ishte edhe sfidë, meqë në esencë mungonte infrastruktura e mjeteve teknologjike, për çasje në platformën (programet) online, të plasuar nga DKA-ja e qytetit tonë, Gjilanit.
Por, shkolla jonë “Vatra e Diturisë”, nga Livoçi i Epërm, tani më e ka zgjidh këtë problem, fal një organizimi të mirëfillt për brenda shkollës, si dhe një ndihme dhe përkrahje në formë donacioni, nga Prof. Ardit Selimi.
Nga pasqyra që kemi patën si shkollë, për gjendjen familjare për secilin nxënës veç e veç, por edhe pas një verifikimi dhe evidentimi, derë më derë, shkolla i ka pajisur me kompjuter ata nxënës dhe ato familje të cilat i kanë kushtet më të vështira, dhe njëherit që kanë dy e me tepër nxënës nga e njëjta familje.
Gjithëçka është e mundur, kur vullneti dhe edukimi për t’dhënë konsiderohet vlerë dhe pjesë e karakterit, sidomos në kohë sprovash.
Shkolla e cila brengë e ka nxënësin.