Për pesë ditë radhazi, ish-futbollisti e tashti trajneri Arben Zeqiri dhe katër futbollistët e Shkollës së Futbollit Koha, të grupmoshës U9, morën pjesë në kampin e AC MILAN që u mbajt në Hajvali.
“Ishte përvojë e këndshme për anëtarët e komunitetit tonë, derisa në fund të këtij aktivitetit tejet masiv, me mbi 150 futbollistë e 20 trajnerë vendorë dhe të AC MILAN, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata për punën e kontributin pesëditorë”, thekson trajneri Arben Zeqiri, I cili ka shtuar se pjesëmarrës nga Shkolla e Futbollit Koha ishin futbollistët: Kaan Pireva, Matin Zubaku, Besim Mustafa e Anik Demolli. Që të gjithë u pajisën me certifikata, derisa lojtari I kwsaj shkolle Anik Demolli përpos certifikatës morri edhe çmimin “TEAM WORK” nga trajnerët e AC MILAN.
“Në përgjithësi ishte një përvojë e veçantë profesionale”, përfundoi Zeqiri./kryelajmi.com/.