ARSIMI

Shkolla “Vesel Muja” në Mihir me suksese të mëdha

Gjatë këtij viti shkollor, Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “ Vesel Muja” në Mihir, ka shënuar një sërë suksesesh të rëndësishme si në fushën akademike, ashtu edhe në aktivitete jashtëshkollore. Këto arritje janë rezultat i përkushtimit të mësuesve, nxënësve dhe bashkëpunimit të ngushtë me prindërit dhe komunitetin.
Slç thekson drejtori i shkollës Ajvaz Beqiri, për një punë sa më të mirë të mësimdhënies dhe mësimnxënies rol të rëndësishëm zë infrastruktura e shkollës.
Ndërtimi i fushës së sporteve, vendosja e perdeve të reja, sigurimi i projektorëve, loptopëve, rregullimi i ulëseve në kopsht, mbjellja e drunjëve dekorativë, sigurimi i kamerave të sigurisë e shumë e shumë gjërave të tjera vetëm se ka shtuar angazhimin e mësuesve dhe nxënësve që puna edukative e arsimore të jetë sa më në nivel.
Gjatë vitit shkollor 2024/2025, shkolla jonë ka marrë pjesë aktive në një sërë garash komunale dhe republikane, duke përfaqësuar me dinjitet nxënësit dhe mësimdhënësit tanë në disiplina të ndryshme shkollore dhe jashtëshkollore.
Në garat komunale edhe pse një shkollë e vogël për nga numri i nxënësve gjithnjë zunë vende të larta. Në lëndën e gjuhës shqipe, nxënësja Anisa Muji, ka zënë vendin e parë.
Në garat e matematikës nxënësit Orges Muji dhe Shemsi Muji kanë zënë vendet e treta.
Në garat e kodimit në lëndën e TIK-ut kanë arritur deri në finale.
Një vend me rëndësi në shkollën tonë zënë aktivitet e lira dhe vizitat me karakter edukativ. Kuizet e diturisë, orët letrare, ekspozitat, vizita në Prekaz, FSK, bibliotekën e qytetit e shumë vizita të tjera janë vetëm disa aktivitete që ndikojnë shumë në mësimnxënien për nxënësin.
Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është një proces i vazhdueshëm që synon përmirësimin e cilësisë të arsimit dhe të nxënies së nxënësve. Ky zhvillim është thelbësor për përshtatjen me ndryshimet në kurrikul, teknologji, metodologji të mësimdhënies dhe nevoja të reja të shoqërisë.
Gjatë këtij viti shkollor mësimdhënësit kanë ndjekur një numër të madh të seminareve.
Risi për këtë vit është se  shumica e seminareve të mbajtura është me bazë në shkollë. Ndër shumë trajnime vlen të theksohen, Përdorimi i teknologjisë informative në mësimdhënie dhe Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve.
Në ditët e sotme bashkëpunimi i shkollës me prindërit është një element thelbësor për arritjen e suksesit të nxënësve. Kur shkolla dhe familja punojnë së bashku, ndikimi pozitiv në zhvillimin akademik, social dhe emocional të fëmijëve është i dukshëm. Një bashkëpunim i shkollës me komunitetin ka rezultuar që të sigurohen pajisje si ulëse për nxënësit, makinë pastrimi për klasat, është krijuar fondi vullnetar për nevojat e shkollës etj./Naim Sadiku/

You Might Also Like