Shkollës së Muzikës në Gjilan sot iu dhuruan partitura muzikore të grumbulluar nga 41 familjet kërçovare që jetojnë në Amerikë, njoftojnë drejtuesit e kësaj shkolle.
Në faqen zyrtare të kësaj shkolle bëhet me dije se pakoja me partitura muzikore e cila udhëtoi nga Amerika e largët, solli me vete edhe ngrohtësinë dhe kulturën e lartë të bashkëkombësve tanë.
“Falënderojmë donatorët Afrim Shabani dhe familjet tjera kërçovare për ndihmën dhe posaçërisht kujdesin e treguar për nxënësit tanë! Faleminderit edhe për prof Artan Hasani për asistencë në shpërndarjen e materialeve”.