Gjilan, 25 tetor 2025 – Në ambientet e bibliotekës së qytetit të Gjilanit, Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” ka shënuar sot 45-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet festiv, ku morën pjesë enigmatë nga mbarë trojet shqiptare.
Manifestimi nisi me hapjen e një ekspozite fotografike, që paraqiti rrugëtimin dhe veprimtarinë 45-vjeçare të shoqatës, duke sjellë kujtime nga brezat e mëparshëm të enigmatëve gjilanas.
Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” e Gjilanit shënon 45-vjetorin e themelimit
Gjilan, 25 tetor 2025 – Në ambientet e qytetit të Gjilanit, Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” ka shënuar sot 45-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet festiv, ku morën pjesë enigmatë nga mbarë trojet shqiptare.
Manifestimi nisi me hapjen e një ekspozite fotografike, që paraqiti rrugëtimin dhe veprimtarinë 45-vjeçare të shoqatës, duke sjellë kujtime nga brezat e mëparshëm të enigmatëve gjilanas.
Më pas, në tryezën e rrumbullakët të organizuar me këtë rast, u diskutua mbi zhvillimin e enigmatikës shqiptare, rëndësinë e saj kulturore dhe krijuese, si dhe u kujtuan ngjarje e personalitete që kanë lënë gjurmë në këtë fushë.
Në përmbyllje, Komisioni i Garave të Enigmatëve shpalli fituesit në disiplinat e sajimit të fjalëkryqit dhe anagramit, duke vlerësuar kreativitetin dhe mjeshtërinë e pjesëmarrësve.
Fituesit në sajimin e fjalëkryqit:
•
Ekrem Krasniqi – Mitrovicë
•
Skënder Tullumi – Gjakovë
•
Mensur Mamuti – Tetovë dhe Xhelal Salihu – Gjilan (ndarë vendi i tretë)
Fituesit në sajimin e anagramit:
•
Sadri Husmani – Tetovë
•
Ismet Shkodra – Gjilan
•
Xhelal Abrashi – Gjakovë
Fituesit u nderuan me medalje, certifikata mirënjohjeje dhe shpërblime monetare, në shenjë respekti për kontributin e tyre në fushën e enigmatikës.
Ky jubile shënon një moment të rëndësishëm për Shoqatën “Ndre Mjeda”, e cila prej katër dekadash e gjysmë ka mbajtur gjallë pasionin për enigmat, fjalëkryqet dhe krijimtarinë mendore në trojet shqiptare.