ARSIMI

Shoqata e Informatikës e lanson fushatën “Mërgata për TIK”

Fushata “Mërgata për TIK” synon ta orientojë një pjesë të remitancave të mërgatës në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve në fushën e TIK (ICT). Besojmë që investimi më i mirë është në edukim dhe me këtë t’i bëjmë të pavarur ekonomikisht sa ma shumë të reja e të rinj në Kosovë.
Pjesë e fushatës janë 3 grupe të akterëve:

  • Dhuruesit nga mërgata që e mbulojnë pagesën e kursit 50%
  • Ofruesit e kurseve që ofrojnë kurse në TIK, me zbritje 20%
  • Nxënësit-studentët që e ndjekin kursin dhe e mbulojnë pagesën e kursit 30%

Deri tani i kemi 2 kompani që ofrojnë kurse, 2 dhurues që i mbulojnë 10 nxënës dhe një kompani që do t’i bashkohet së shpejti fushatës.
Fushata do të kujdeset të ketë barazi gjinore dhe gjithëpërfshirje të nxënësve.

You Might Also Like