Gjilan

Shpend Nuhiu, drejtor i DKA-së uron nxënësit dhe mësimdhënësit në ditën e parë të mësimit

Të nderuar mësimdhënës, të dashur nxënës,
Sot hapim një vit të ri shkollor me besim dhe energji të re. Shkolla është vendi ku mësohet, ku vlerësohet çdo përpjekje, ku nderohet puna e ndershme dhe ku dashuria për dijen na bashkon të gjithëve. Shkolla është vendi ynë i përbashkët, ku secili prej jush ka të drejtë të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mbrojtur.
Fillimi i vitit të ri shkollor është gjithmonë kohë entuziazmi dhe një mundësi për të mësuar e krijuar lidhje të reja.
Të gjithë nxënësve, si atyre që po na bashkohen për herë të parë, ashtu edhe atyre që po kthehen nga pushimi veror, ju siguroj se Drejtoria Komunale e Arsimit është e përkushtuar të ofrojë një ambient mbështetës dhe frymëzues, që nxit zhvillimin tuaj akademik, shoqëror dhe emocional.
Le ta bëjmë të qartë këtë vit dhe përgjithmonë se ne qëndrojmë të palëkundur për dije, respekt dhe mirënjohje ndaj njëri-tjetrit. Uroj një vit të mbarë e të suksesshëm për secilin prej jush!

You Might Also Like