Nuhiu ka thënë se manipulimi me deklarime publike po vazhdon edhe në fushën e arsimit.
‘Opinioni publik, i cili nuk mashtrohet lehtë, mund t’i gjejë lehtësisht emrat e atyre drejtorëve që u është vazhduar detyra, ndonëse janë politikisht të rreshtuar me opozitën e sotme. Ky reagim – nga një anonim i painformuar, apo më mirë të themi i vetëdijshëm por manipulues – nuk i shitet as qytetarëve, e as vetvetes tuaj”, thuhet në kundër reagimin e drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiut.
Ja kundërpërgjigja e plotë e drejtorit të DKA-së.
Manipulimi me deklarime publike po vazhdon edhe në fushën e arsimit.
Mund të përmendim me emër dhe mbiemër drejtorët e shkollave që janë emëruar në baza tërësisht politike dhe që ende vazhdojnë të ushtrojnë detyrën.
Madje, nënkryetari i partisë që dikur ishte në pushtet, sot paska dalë me një reagim si opozitar.
Për dy seanca me radhë, dhe për disa muaj, është propozuar formimi i komisionit për emërimin e drejtorëve në këtë përbërje:
1. Arsim Bejtullahu
2. Luan Kastrati
Megjithatë, ky komision – i cili përfaqëson një përzgjedhje krejtësisht jopolitike në raport me subjektin tonë – është kundërshtuar dhe nuk është votuar.
Por opinioni publik, i cili nuk mashtrohet lehtë, mund t’i gjejë lehtësisht emrat e atyre drejtorëve që u është vazhduar detyra, ndonëse janë politikisht të rreshtuar me opozitën e sotme.
Ky reagim – nga një anonim i painformuar, apo më mirë të themi i vetëdijshëm por manipulues – nuk i shitet as qytetarëve, e as vetvetes tuaj.