Një përkujtim në vend të urimit për Kurban Bajram në Zarbicë
Shkruan: Ismet SHABANI, Veteran i Arsimit
Si ishte sulmuar Zarbica nga një Njësitet serbo-partizane-çetnike për të kryer edhe një masakër në popullsinë e asaj ane. (Ditën e Bajramit).
Për këtë do të shkruajë disa të dhëna si më ka treguar xhaxhi Ukë, kur isha si fëmijë dhe Gjyshja ime (sa e mbajë në kujtesë kjo duket se ka ndodhur në vitin 1944 sipas mendimit tim).
Si tregonte Uka i Shabanit se ndër vendimet e rëndësishme që ishin marrë në mbledhjen e mbajtur të shpija e Dulahit Hajrës (Guri i Zi) ishte edhe patrullimi i vazhdueshëm i kufirit prej Gurit të Zi e deri në Ushe Sejcili, fshati në Novosellë.
Deri sa roja e Zarbicës që kishte patrulluar pjesën kufitare të Zarbicës Ditën e Bajramit kishte hetuar se një Njësit partizane-çetnik Serbe po i afrohej fshatit Zarbicë, së shpejti alarmohet fshati dhe gjithë banorët me pakë ato armë që kan pasur (që edhe me një armë kanë dalë dy veta nëse vritet njëri tjetri për të vazhduar luftën) dalin në mbrojtje të kufirit dhe prej orëve të paradites kishte filluar lufta në pjesën prej Kitkës (Liteshit) Gradishtë.
Në ndihmë së shpejti arrijnë forcat Vullnetare të Sylë Zarbicës prej Desivojcës dhe fshatrave tjera të asaj ane. Me arritjen e këtyre forcave fillon edhe zmbrapsja e armikut dhe tërheqja në panik duke pësuar humbje.
Për këtë luftë në ditën e Bajramit kishin biseduar (komentuar) pas luftës duke u kthyer prej Vrajës (në një ditë tregu e shtunë) me një pjesëmarrës serbë në atë luftë i quajtur Manasija nga Drenoci (fshati Drenocë-kufizohet me Zarbicë, dhe është i banuar me Serbë), Miftari i Azemit nga Mahalla LITESH-Zarbicë dhe Uka i Shabanit, nga Mëhalla KISHALI-Zarbicë
(pasi që një pjesë e rrugës prej Vrajës 7-8km,deri në Zarbicë ka qen e përbashkët.
Miftari i Azemit i kishte thënë Manasijes së Drenocit:
“Ditën e Bajramit keni dashtë me hy në Zarbicë dhe me na pre, e me na vra e djegë, me na masakrue të gjallë me fëmijë, gra e pasuri’’.
Kurse Manasija i kishte përgjigjur, citojmë fjalët e tij:
“Se qëllimi i ati Njësiti partizan ka qen me kaluar nëpër Zarbicë për në Kosovë’’
Manasija mandej u kishte treguar Miftarit dhe Ukës edhe për rrjedhat e luftimeve atë ditë si që kishte thënë:
“Me të dëgjuar të breshëritë të krismave të armëve dhe jehonës së britjeve të luftëtarëve tuaj na kapi frika dhe filluam të tërhiqemi’’.
Sa në një moment në vendin e quajtur Krivernicë, u mor vendimi me i grumbullua armët dhe me u dorëzua, pasi kishim 4 luftëtarë të vrarë dhe 7 luftëtarë të plagosur, dhe ashtu ishim të rrethuar, por pasi kishte filluar me ra terri-nata e shfrytëzuam errësirën dhe pa as një krisme armë tinëzisht jemi tërhequr për në fshatin Drenocë.
Sikur të kishte zgjatë dita për një orë do të dorëzoheshim”. Kështu kishte deklaruar Manasija.
(Krivernica është një fushë në mes të pyllit jo shumë e madhe afër Gradishtës-që ishte në mesë të dy Karaolleve të Perandorisë Osmane dhe kufirit Serb në mesë të Karaollit në Kolisht rë Epërme dhe Llazarit të Madhë të quajtur).
Nga luftëtarët e Forcave Vullnetarë kishin qenë të plagosur 5 luftëtarë që 2 pastaj kanë vdekur nga plagët e marra, tregonte xhaxhi Ukë kur isha fëmijë. Gjyshja tregonte për tmerrin qe kishin përjetuar familjet e zhvendosura prej Zarbices në fshatin Priboc dhe mikpritjen e familjeve të Pribocit.