Viti

Sokol Haliti falënderon qytetarët për besimin e dhënë

Kryetari i rizgjedhur i komunës së Vitisë Sokol Haliti përmes një mesazhi i është drejtuar qytetarëve duke i falënderuar për besimin e dhënë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve Haliti veç tjerash ka shkruar:

Të nderuar qytetarë të Vitisë, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rini e mrekullueshme e Vitisë.

Shumë i respektuar personel arsimor, mjekë, bujq dhe fermerë.

Shumë të respektuar mërgimtarë që morët mundin tuaj të vini e të na përkrahni fuqishëm.

Pensionistë, njerëz të biznesit, shoqata të grave dhe shoqëri civile.

Faleminderit shumë për mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme.

Kjo është fitore e juaja,fitore e punës së mirë dhe angazhimit tonë të përbashkët grupor.

Është fitore për të ardhmen tonë, për vazhdimin e projekteve të cilat kanë për qëllim rritjen e përkujdeset ndaj qytetarëve. Zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Rritjen e cilësisë në arsim dhe përkujdesje shëndetësore sa më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Ngritjen dhe avancimin e të rinjve të cilët merren me sport dhe kulturë.

Do të angazhohem shumë për avancimin e bujqësisë duke subvencionuar dhe ndihmuar bujqit dhe fermerët për nevojat e tyre të domosdoshme.

Zoti e bekoftë Vitinë dhe qytetarët e saj të mrekullueshëm.

Sinqerisht i juaji Sokol Haliti-Kryetar i Komunës së Vitisë. Aziz Zuka

 

You Might Also Like