Viti

Sokol Haliti u nderua me titullin “Misionar i Kombit Shqiptar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar mbrëmë nga Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare me seli në Shqipëri me titullin “ Misionar i Kombit Shqiptar”. Këtë titull kryetarit Haliti ja ka dorëzuar personalisht Dr. Minella Kureta Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare. Kjo qendër bënë me dije se ky titull ju është dhënë kryetarit Haliti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbështetje të shpirtit patriotik dhe çdo iniciative përparimtare duke e kthyer Komunën e Vitisë në qytetet

me pararojë. Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare po ashtu thotë se titulli i është dhënë kryetarit Haliti edhe për shkak të vizionit, vullnetit dhe shkallës së lartë të përgjegjësisë, emancipimit dhe drejtimit shkencor, tërë gjallëri e vitalitet dhe në veçanti, për mbështetjen konkrete, që i ka bërë ai Festivalit Kombëtar “Flakadani i Karadakut”, që sipas tyre, cilësohet si një nga festivalet me prestigjioze në tërë kombin Shqiptar. Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, ka falënderuar këtë Qendër për titullin e dhënë dhe ndër tjerash potencoi se ky titull iu kushtohet gjithë qytetarë të kësaj komune.Aziz Zuka

 

You Might Also Like