Futboll

Sokoli: U futëm në luftën për ekzistencë

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Gjilanit deklaroi pas barazimit me Arbërinë:

“Luajtëm me shumë presion dhe ishim konfuz në disa momente. Kemi shumë probleme me futbollistë të lënduar, duke nisur nga reparti defansiv, me ç’rast mungojnë shumë futbollistë. U detyruam të bëjmë ndryshime në formacion dhe kështu do jemi të detyruar të improvizojmë edhe për ndeshjet e radhës. Ky rezultat nuk na konvenon aspak dhe na dërgon në luftën për ekzistencë. Është momenti ku duhet të shiqojmë daljen nga kjo situatë”, deklaroi Bylbyl Sokoli.

You Might Also Like