Futboll

Sot luhet ndeshja për kupë Ballkani – Gjilani

Ndeshja Ballkani – Gjilani do të jetë ballafaqimi kryesor në garat për Kupën e Kosovës në Futboll. Ndeshja do të zhvillohet sot (e mërkurë) me fillim në ora 13 në Suharekë, kurse ekipi që e fiton ndeshjen do të vazhdojë tutje në këtë garë. Gjilani ka më shumë gjasa ta sigurojnë Evropën përmes fitimit të Kupës, derisa Ballkani i ka dy mundësi ngase janë liderë aktualë në Superligë, por kanë edhe mundësinë e Kupës. Nëse Gjilani e mund Ballkanin, me shumë gjasë do të bije opsioni që dikush nga vendi i katërt të shkojë në gara evropiane, ngase Drita e Prishtina që zënë pozitat një dhe dy tashmë janë larguar nga garat e kupës.

Ndryshe sot luhen tri ndeshje çerekfinale, kurse nesër (e enjte) luhet një ndeshje tjetër. Ndeshjet tjera të të mërkurës janë Dukagjini – Feronikli ’74 dhe  Ferizaj – Vushtrria, kurse nesër luhet ndeshja Llapi – Malisheva. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like