Libri

SPROVA E KËNGËS

SPROVA E KËNGËS
          Meti REXHEPI
mëtimi le t`mi shtangë kordat
lë të jem zëri që lëviz të rënët
dëshmor i drithërimës së tingujve
sytë e veshët i mbyllen kakofonisë bizantine
i shtruar në letër dhe sy të pambyllur
çfarë i lypje verës së saj
veçse një galdim të përkorë
që djersët e lotët pikë pikë pikë e shkrinë të tërën pastaj
një ditë ideve të tija në partitura
befas po ia zinte udhën një ortek
një mal bore i zi e mbyllte çdo shteg
lugina u bë liqen dhe prapakthimi
po e shpinte në nismën e mëtimit
ndoshta në fushën e gjerë pluhurore të dëshpërimit
Gjilan, prill 2025
 

You Might Also Like