Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në parafushatën zgjedhore ka prezantuar projektet e stadiumeve në qendrat e mëdha si Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj të kategorisë 3 dhe 4 të UEFA-s me kapacitet 6000 deri në 7000 ulëse.
Ndër këto stafdiume ai ka përmendur edhe atë të Gjilanit, i cili tash e sa kohë nuk po ndërtohet.
Në projekt stadiumi duket i bukur dhe i mbuluar në të katër anët. Abdixhiku ka thënë se në Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj, do të ndërtohen stadiumet e reja rajonale, të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, me kapacitet 6000 deri në 7000 ulëse. Kosto e një stadiumi të tillë është rreth 12 milionë euro; financim i Qeverisë Qendrore. Këto pesë stadiume rajonale, së bashku me Stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë e “Adem Jashari” në Mitrovicë, e Stadiumin e Ri Kombëtar me 30 mijë ulëse, do të kompletojnë mozaikun e peizazhit modern futbollistik në Republikën tonë – në të 7 regjionet tona.
Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha. Aso që e ngritë vendin tonë përtej cinizmit, fjalëve të thata, e pështymave urrejtëse politike ku jemi sot. Kosova ka nevojë për transformim rrënjësor që na nxjerrë nga epiteti i ‘të fundit në Evropë’! Kosova ka nevojë për ndryshim dhe atë rrënjësor!