Teatër

Stand Up i Avni Shkodrës dëshmi se kemi nevojë për humor dhe çlirim emocional

Sonte në sallën Teatrit ,pata kënaqësinë të ndjek stendapin e Avni Shkodrës,një mbrëmje që për një orë e gjysmë na shëtiti nëpër situata dhe ngjarje satiriko-humoristike të jetës së tij – nga fëmijëria, familja e rinia, te sporti, muzika, teatri, politika, pandemia, zgjedhjet elektorale e deri te ëndrrat.
Me selektim mjeshtëror të temave, theksim të saktë, imitim brilant, nuanca të goditura dhe një narrativë të rrjedhshme, ai arriti që publiku jo vetëm të qeshë, por edhe ta pranojë rrëfimin si pjesë të përditshmërisë sonë – situata reale të shndërruara në motive zbavitjeje dhe reflektimi.
Salla e teatrit ishte përplot, dëshmi e qartë se të gjithë ne kemi nevojë për humor dhe çlirim emocional. Për një mbrëmje harruam rutinën dhe ngarkesën e përditshme, duke u bashkuar në të qeshura dhe duartrokitje të gjata për artistin që na dhuroi këtë përjetim.
Një natë e suksesshme, një sallë plot energji dhe një publik që doli më i lehtësuar shpirtërisht.
Shemsi Doda

You Might Also Like