Klubi i Xhudos Gjilani vazhdon të dëshmojë rritjen dhe nivelin e lartë të përgatitjes! Nga turneu prestigjioz në Bijelo Polje – Mal i Zi, sportistët tanë u kthyen me medalje të shumta dhe patën një paraqitje që na bënë krenarë të gjithëve!
Medalje të Arta – Me 3 fitore të pastra me Ippon: • Elisa Osmani • Stina Fejzullahu.
Medalje të Argjendta – Me përkushtim dhe luftë të fortë: • Lanika Bajrami • Belkiza Rexha • Feroza Abazi • Agnesa Berisha • Isra Halimi.
Medalje të Bronzta – Me zemër dhe vullnet të pathyeshëm: • Ylljeta Sylejmani • Melina Rizahu • Suma Ramadani (2 fitore të vështira dhe të merituara).
Shpresa tona të reja (deri në 6 vjeç): • Djelli Fejzullahu • Anuar Bajrami .
Stafi i Klubit të Xhudos “Gjilani” uron suksese të gjithë pjesëmarrësve, duke ju dëshiruar suksese të mëtejshme në garat e ardhshme!
Një falënderim dhe përshëndetje speciale shkon për prindërit që me përkushtimin e tyre luajtën një rol kyç në pjesëmarrjen dhe suksesin në këtë turne. Pa ju, kjo nuk do të ishte e mundur!
Vazhdojmë më fuqishëm! • Javën që vjen – Struga na pret për një tjetër sfidë ndërkombëtare!
- Më 22 Qershor 2025 në Gjilan organizohet GJILANI OPEN 2025, një turne madhështor nën organizimin e klubit tonë dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.
Ne besojmë dhe shpresojmë fort në punën tonë, përkushtimin e pandalshëm dhe kontributin e çmuar të prindërve.
Sukseset që kemi arritur dhe ato që na presin në të ardhmen janë dëshmi se puna jonë nuk do të ndalet dhe as nuk do të mbetet pa rezultat./kryelajmi.com/.