Drita e Gjilanit është përforcuar në pozitën e katërt, pasi që në Suharekë ka ngadhënjyer përballë Ballkanit vendas me rezultat 2:1. Ishte ky dueli i parë i javës së 21-të në Ipko Superligë.
Ishte Jetmir Topalli që kaloi suharekasit në epërsi në pjesën e parë në minutën e 13 me një gol të bukur me kokë.
Kampioni në fuqi ishte shumë më i mirë në pjesën e dytë dhe falë golave të realizuar nga Haxhi Neziraj dhe Kyrian Nwabueze arritën të përmbysnin rezultatin.
Fillimisht ka barazuar Haxhi Neziraj (Dri) në minutën 57, kur pas një harkimi të tij topi përplaset me shtyllën dhe përfundon në rrjetë dhe rezultatit barazohet 1-1.
Kur kishin mbetur edhe 20 minuta pa përfunduar ndeshja, Kyrian Nwabueze përfitoi nga një pasim i bukur i Xhevdet Shabanit dhe realizon për 1-2.
Gjilanasit patën edhe disa mundësi të tjera për të realizuar, por që u mjaftuan vetëm me dy gola të radhës që u mundësojnë atyre të arkëtojnë tre pikët e radhës. Në të dy rastet mundësi pati qendërsulmuasi Kyrian Nwabueze.