Së bashku me kandidaten tonë për Asamblenë Komunale, Nerife Fetahun, patëm një takim të ngrohtë e mbresëlënës me Xhevat Lekën dhe rrethin e tij të gjerë të familjarëve, miqve e bashkëqytetarëve që ndajnë të njëjtin vizion për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshëm për të gjithë qytetarët.


Një falënderim edhe më i veçantë për dhuratën e çmuar që ma dorëzoi me shumë dashni, një simbol me vlerë historike, sepse e njëjta dhuratë i ishte dorëzuar presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 1992.
Ky gjest domethënës është një kujtesë e bukur e vazhdimësisë së vlerave Rugoviane dhe e lidhjes sonë shpirtërore me vizionin e tij për paqe, qytetari dhe dinjitet.
Faleminderit shumë, Xhevat, për mbështetjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme!