** Kandidati për këshilltar komunal nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Refik Ramadani, është pritur me entuziazëm nga banorët e lagjeve Dheu i Bardhë dhe Dardania, në një takim të hapur të mbajtur bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, dhe kolegët tjerë të listës së PDK-së. Takimi ishte pjesë e turit të prezantimeve që po zhvillon PDK në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ramadani, që mban numrin 20 në listën e PDK-së për Këshilltar Komunal, u prit me respekt nga qytetarët, të cilët vlerësuan angazhimin e tij në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Ai theksoi se përkushtimi i tij është që Gjilani të ketë një administratë më digjitale, transparente dhe funksionale, ku qytetarët të kenë qasje të lehtë në shërbime dhe informacione komunale.