Gjilan

Takim motivues me legjendat e futbollit gjilanas

Në ambientet e shkollës sonë u organizua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e figurave të spikatura të futbollit gjilanas:

1. Muharrem Sahiti,
2. Selajdin Jerliu – Coli
3. Ismet Ramushi dhe
4. Premton Muja.

Aktiviteti u hap me fjalë përshëndetëse, ndërsa më pas drejtori i shkollës z. Zaim Zymeri mbajti fjalën e rastit, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në sport dhe rolin e tyre frymëzues për brezat e rinj.

Futbollistët e ftuar prezantuan karrierën dhe përvojën e tyre profesionale, duke ndarë histori suksesi, sfida dhe mesazhe motivuese për nxënësit. Nxënësit treguan interesim të madh, duke parashtruar pyetje të ndryshme dhe duke krijuar një bashkëbisedim të hapur e frymëzues.

Gjatë aktivitetit u shfaq një video–insert me momente nga ndeshjet dhe rrugëtimi sportiv i futbollistëve, e cila u prit me emocion dhe entuziazëm nga të pranishmit.

Në përmbyllje, Drejtori i Shkollës ndau mirënjohje për të ftuarit, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tyre të vyer dhe për mesazhet motivuese që sollën në shkollën tonë.

Velekincë,
Janar 2026

You Might Also Like