Viti

Takim pune i kryetarit Sokol Haliti me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin e aktiviteteve institucionale

Në fokus të takimit ishte implementimi i pro-jekteve dhe zbatimi i ligjit në të gjitha sektorët komunalë, si bazë për funksionim efikas, trans-parent dhe në shërbim të qytetarëve. Po ashtu, u trajtuan projektet e realizuara gjatë mandatit aktual, si dhe planifikimi i projekteve strate-gjike për katër vitet e ardhshme, në kuadër të planit zhvillimor të komunës. Një rëndësi e veçantë iu kushtua infra-strukturës rrugore, me theks në ndërtimin e rrugëve alternative që lidhin fshatrat me qytetin, duke synuar lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zhvilli-min ekonomik lokal. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin dhe funksionalizimin e zonës ekonomike, si një mundësi e rëndësishme për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Gjatë takimit u trajtuan edhe aktivitetet dhe angazhimet që do të realizohen gjatë këtij viti, çështjet që ndërlidhen me arsimin dhe aktivite-tet kulturore, si dhe organizimi i aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Re-publikës së Kosovës, me synimin që ky përvje-tor të shënohet në mënyrë dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse. Bashkëpunimi ndërmjet drejtorive dhe koordinimi institucional mbeten thelbësore për realizimin e projekteve dhe për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë. Aziz Zuka

You Might Also Like