Gjilan, 25 nëntor 2024
Në kuadër të fushatës për parandalim të dhunës në baza gjinore, Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit znj. Leonora Bunjaku së bashku me Drejtorin e Drejtorisë se Shëndetësisë z. Hekuran Rapuca, Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale z. Mursel Zymberi dhe zyrtaren komunale për barazi gjinore znj. Lindita Salihu kane vizituar Stacionin Policore në Gjilan.
Me këtë rast në takim janë pritur nga Komandanti i Stacionit Policore Gjilan, Major Agim Lipovica. Gjatë takimit është diskutuar koordinimi dhe bashkëpunimi midis dy institucioneve në parandalimin e rasteve të dhunës në baza gjinore.
Në fund ata falënderuan Policinë e Kosovës për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në këtë drejtim.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët.