Shëndeti

Takim sensibilizues në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit për Kancrin e gjirit

Në kuadër të muajit tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancrin e gjirit, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan mbajt takim sensibilizues realizuar nga psikologia e shkollës Linditë Dushku, profesoresha e lëndës se psikologjisë Festa Demiri, në bashkëpunim dhe ideatore të angazhimit për aktivitet,  kryesia  e shkollës, gjegjësisht kryetarja e  shkollës Blinera Shabani 12/5 dhe Olisa Mehmeti 12/5. 

Ky aktivitet synon të përcjellë mesazhe edukative dhe mbështetëse për ruajtjen e shëndetit fizik e mendor, si dhe të nxisë një kulturë të kujdesit ndaj vetes dhe shëndetit.

Në këtë aktivitet morën pjesë dy profesioniste të fushës së shëndetit:
– Dr. Donjeta Ajeti, Specialiste Radiologe, e cila foli mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta, mënyrën e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe kujdesin e vazhdueshëm shëndetësor. Foli për rëndësinë e kontrolleve rutinë dhe se sa e rëndësishme është trajtimi mjekësorë në faza të ndryshme të diagnostikimit. 


– Dr. Diana Isaku, Psikiatër, e cila e trajtojë temën e rëndësisë së mbështetjes emocionale dhe ndihmës psikologjike për gratë që janë në proces të kurimit apo që e kanë kaluar këtë sfidë. Ajo theksoi se ndihma psikologjike është e rëndësishme për pacientet e diagnostikuara me kancer në gji, porositi gjeneratat e reja konkretisht vajzat e shkollës që ishin prezentë në takim, se rëndësia e ndihmës dhe mbështetjes psikologjike edhe për familjaret që mund të jen duke kaluar këtë sfidë, është shumë e rëndësishme dhe ndihmuese edhe për kurën mjekësore, por dhe i ndihmon pacientet të lidhen me jetën, të kenë motivim për t’ia dal.

Prezentë ishin disa nga profesoreshat e stafit akademik te shkollës sonë dhe  nxënëse nga klasat e 11,12.

Psikologia e  shkollës Linditë Dushku theksoi: Si psikologe dhe profesioniste e fushës së shëndetit mendor theksojë se, edhe pse kanceri i gjirit është një sëmundje onkologjike me shanse të vogla shpesh herë për shërim, ndihma psikologjike ka rol thelbësor në gjetjen e motivit për jetën, ruajtjen e ekuilibrit emocional dhe përballimin e fazave psikologjike që kalon gruaja gjatë kësaj përvoje. Në veçanti, mbështetja ndihmon në kapërcimin e fazës së diagnostikimit, që shpesh shoqërohet me mohim, ankth dhe frikë, si dhe në pranimin e trajtimit dhe ndërtimin e një qëndrimi pozitiv ndaj jetës dhe shërimit.

Linditë Dushku

You Might Also Like