Zgjedhjet Lokale 2025

Takime të shumëta të LDK-së këtë fundjavë

Një takim i paharrueshëm me Forumin Rinor të LDK-së dhe me rininë e Gjilanit.
✨Ishte një atmosferë plot jetë, vullnet dhe me shumë optimizëm.
E pashë me sytë e mi se sa shumë të rinj e të reja kanë dëshirë me e pa ndryshimin pas 7 dite, me e pa një Gjilan të ri që u jep mundësi të rinjëve dhe të rejave, që i dëgjon dhe që i respekton.
🚀Rinia jonë janë forca që ka vendosur të lëviz qytetin tonë drejt një epoke të re zhvillimi e ndërtimi.
Diskutuam nga afër për idetë, për sfidat dhe për rrugën që na pret përpara. Rinia jonë gjilanase nuk do të jetë më asnjëherë spektatore.
🙌🏼Ajo do të jetë pjesë e ndryshimit rrënjësor dhe është gjenerata që po e merr përgjegjësinë në duart e veta dhe ne do t’i japim mbështetjen, hapësirën dhe besimin e plotë që e meritojnë.
🙏🏼Një falënderim i veçantë për Gentrit Murselin, kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, për punën, përkushtimin dhe frymën që po e sjell në mbështetje të vizionit.
🤍Faleminderit shumë secilit të ri e të reje që ishte me ne.
Me vullnetin dhe përkushtimin tuaj po ndërtojmë fitoren që po vjen.
Koha e rinisë gjilanase dhe vendimmarrjes së tyre tani ka ardhur. Kjo është epoka e tyre dhe vetëm bashkë do ta shkruajmë historinë më të re të Gjilanit.
 

Puna e institucioneve shëndetësore sikurse në Laboratorin “Biolab”, duhet jetë model i transformimit edhe në institucionet primare të Gjilanit.

Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Arzie Jusufin dhe Bejtullah Kqikun, patëm nderin të vizitojmë “Biolab” në Gjilan, një vend ku shkenca dhe inovacioni bashkohen për të sjellë rezultate të jashtëzakonshme.

🙌🏼Atmosfera ishte vetëm punë e profesionalizëm, stafi modern, i përkushtuar, dhe çdo detaj tregonte pasion për cilësi dhe saktësi.

Ishte frymëzuese të shihje nga afër punën që bëhet për shëndetin dhe zhvillimin shkencor laboratorik në qytetin tonë.

Çdo hap i tyre tregon se sa e rëndësishme është të investojmë në njohuri, teknologji dhe njerëz të talentuar, që mund të bëjnë ndryshimin në qytetin tonë.

🙏🏼Faleminderit shumë “Biolab” për mikpritjen.

Vizita në institucionin tuaj më dha besim në potencialin e madh të qytetarëve tanë në investimin e tyre akademik e profesional.

Bashkë, do ta ndërtojmë një shëndetësi primare moderne dhe efikase për t’i dhënë fund keqqeverisjes 4 vjeçare në shëndetësinë e Gjilanit.

akim fantastik me sportistët të qytetit,

Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Fatos Ramadanin, Driton Nuhiun, Gresa Avdiun, Isa Muslijin dhe Gentrit Murselin, takuam sportistët e qytetit tonë.

🙌🏼Ajo çka pashë nga afër ishte emocioni, vendosmëria, por edhe zhgënjimi për shkak të institucioneve lokale që i kanë lënë pas dore.

Disa klube janë mbyllur, stadiumi nuk ka përfunduar, Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta” dhe Palestra në Zhegër janë jofunksionale, ndërsa pushteti aktual i ka lënë krejtësisht pa hapësira për stërvitje dhe pa mbështetje financiare.

Sportistët e qytetit janë shumë të talentuar, por nuk po kanë kushte e mundësi të zhvillohen dhe të arrijnë ëndrrat e veta.

Sportistët tanë kërkojnë vetëm kushte normale, mbështetje financiare të drejtë dhe më shumë respekt për përkushtimin e tyre.

Ne ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin që na dhatë dhe ju premtojmë se me qeverisjen tonë do të kaloni në një epokë të re zhvillimi e përparimi.

Stadiumi dhe sallat sportive do të përfundojnë menjëherë dhe sportistët do të kenë mundësi të zhvillohen dhe sporti i Gjilanit do të rikthehet në kryeqytet të sportit dhe kulturës në nivel Republike.

✨Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen e sportit në Gjilan, dhe do të jemi pranë jush në çdo hap, e në çdo çast.

Sporti është krenaria jonë dhe me bashkëpunimin tonë, Gjilani do të shkëlqejë si kurrë më parë në këtë fushë me prioritet!

🙏🏼Faleminderit shumë për përkrahjen!

Kënaqësi dhe nder i veçantë të takohem me mësimdhënësit e arsimit të Gjilanit, me njerëzit që çdo ditë mbjellin dituri, edukatë dhe vlera tek gjeneratat tona.

🙌🏼Ishte një takim me plot emocione, reflektime dhe ide për një arsim më cilësor e më dinjitoz në qytetin tonë.

Të gjithë bashkë ndamë bindjen se arsimi është themeli i çdo zhvillimi. Pa shkolla të forta, pa mësimdhënës të motivuar dhe pa kushte të mira, nuk mund të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

E prandaj, përkushtimi ynë është që ta kthejmë arsimin në prioritet të parë të qeverisjes sonë.

U ndjeva krenar të dëgjoj përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë që secili prej tyre e ka për profesionin dhe për nxënësit e vet.

👏🏼Këta janë heronjtë e përditshmërisë, që me mund e përkushtim e mbajnë të gjallë dritën e dijes në çdo lagje e çdo fshat të Gjilanit.

🫶🏼Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe për fjalët e mençura që ndamë bashkë, ju jeni udhërrëfyesi dhe motovi im më i madh në jetë.

Bashkë me ju, do ta ndërtojmë një arsim shumë më modern, me përplot dinjitet dhe me kushte që i bëjnë krenarë mësimdhënësit tanë!

🙏🏼Faleminderit shumë nga zemra!

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” eshte njëra skuadrat kulturore që na bëjnë krenar si Gjilan dhe si Republikë.

Kënaqësi me vizitu bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fahredin Hajdarin, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, një prej pasurive më të çmuara kulturore të qytetit tonë.

🙌🏼Ishte moment krenarie me pa nga afër punën, përkushtimin dhe dashninë që këta artistë e japin çdo ditë për ta mbajtur gjallë kulturën e traditën tonë.

Ky ansambël është krenaria e Gjilanit, sepse përmes këngës e valles i ka bërë nder jo vetëm qytetit tonë, por gjithë Kosovës kudo që ka performuar.

Me shumë pasion, me shumë sakrificë dhe pa kushte të mëdha, ata e mbajnë gjallë shpirtin e këtij qyteti të bekuar.

Ne zotohemi se kultura dhe arti do të kenë vendin që e meritojnë në qeverisjen tonë, sepse Gjilani konsiderohet si kryeqytet i kulturës në nivel Republike.

Si qeverisje e ardhshme lokale, do ta kthejmë Ansamblin e Qytetit të Gjilanit, për t’i dhënë kulturës sonë dimensionin institucional dhe mbështetjen e qëndrueshme që e meriton.

Do t’u japim mbështetje të plotë, sepse qyteti që e mbron kulturën e vet, e mbron edhe shpirtin e pasqyrën e vet përfaqësuese.

🙏🏼Faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë dhe për emocionin që na dhatë.

Gjilani ka me u kthy në qendër të kulturës e traditës, aty ku i ka hije me qenë!

Dardania I dhe Dardania II foli njëzëri që janë të bashkuar për ta ndryshuar mentalitetin qeverisës në Gjilan dhe për t’ia kthyer pasqyrën zhvillimore e institucionale qytetit tonë.

🙌🏼Banorët e Dardanisë dëshmuan edhe njëherë se janë pjesë aktive e zhvillimit të qytetit.

Në çdo fjalë të tyre ndjeva dashninë e bekuar që kanë për Gjilanin, por edhe shqetësimin e thellë për kaosin urban, të infrastrukturës dhe të investimeve të qëndrueshme të projekteve që janë premtuar por të cilat asnjëherë nuk u realizuan.

Bashkë, ndamë bindjen se qyteti ynë ka nevojë për një qasje të re, për një qeverisje me më shumë përgjegjësi, me plan dhe me njerëz profesionistë të cilët e dinë se si të udhëheqin me politikat publike.

🗣️Zëri i qytetarëve të Dardanisë është zëri i shumicës së heshtur që kërkon ndryshim të jashtëzakonshëm.

Dhe, natyrisht, që ky ndryshim do të vijë përmes punës, angazhimit llogaridhënies dhe vizionit tonë për një Gjilan të ri më të zhvilluar dhe me më shumë potencial zhvillimor.

🙏🏼Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për shpërfaqjen e nevojave konkrete të projekteve të këtyre lagjeve dhe për besimin që po e ndjejmë çdo ditë e më shumë tek qytetarët.

Së bashku me qytetarët e dy Dardanive, po e ndërtojmë, e po e jetësojmë fitoren e madhe të 12 tetorit!

Jemi bashkë në takimin e rradhës me familjarët dhe përkrahësit e Rijad Elezit, kandidatit tonë për Asamble Komunale me numër 10 në listën tonë fituese.

Ishte një takim i ngrohtë, përplot vullnet, me biseda të hapura dhe ide për të ardhmen e projektit të Gjilanit të ri.

🙌🏼Shumë prej tyre ndanë shqetësimet, por, edhe shpresën dhe besimin se ndryshimi po vjen dhe se Rijadi është njeriu i duhur për t’i përfaqësuar qytetarët tanë.

Rijadi ka treguar gjithmonë përkushtim, vizion dhe përgjegjësi.

Ai është njeri që punon me ndershmëri dhe i afërt me qytetarët, duke u përpjekur të zgjidhë problemet dhe të sjellë projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të njerëzve.

Mbështetja juaj tregon qartë se qytetarët e Gjilanit dëshirojnë përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetin.

🙏🏼Faleminderit nga zemra për pritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për vullnetin që sollët.

Me ju dhe me Rijad Elezin, po ndërtojmë një Asamble Komunale të fortë, shumë të përgjegjshme dhe pranë qytetarëve.

Ky është momenti i secilit prej nesh për të kontribuar në ndryshimin e madh që po vjen në qytetin tonë.

You Might Also Like