Izmi Zeka
Takimet e presidentit Thaçi në Paris po komentohen në mënyra të ndryshme duke i dhënë konotacione që mund të quhen ekzemplar për politikën e mëhallëve që bëjnë disa liderë Kosovarë. Ndoshta edhe mund të kuptohet sepse mentaliteti i disa liderëve dhe partive politike Kosovën e shohin vetëm brenda kufijve të saj dhe nuk njohin çfarë është politika e jashtme dhe diplomacia intensive. Ka ikur një shekull e më shumë dhe Shqiptarët në tersi asnjëherë nuk kanë arritur që të kenë takime të tilla me lider botëror sikur kësaj here që ka zhvilluar presidenti Thaçi. Prandaj kjo është vlerë për Kosovën dhe angazhimet e saj Evropiane. Shteti zhvillohet edhe ekonomikisht kur ka një diplomaci të fort dhe miq të fuqishëm siç ishin takimet në Paris. Mos harroni aso kohe në konferencën e Parisit Kosova nuk shihet as gjeografikisht në hartën Evropiane. Tani pas 100 vjet Kosova është shtet dhe përfaqësohet dinjitetshëm. Lëreni politikat e mëhallëve dhe katundeve, lëreni bajraktarizmin dhe shihni bota si po ec. Gazojuni miqësisë që kemi me botën e zhvilluar dhe liderët më të fuqishëm të botës