Teatër

“Talia e Flakës së Janarit 2021” sjellë pesë shfaqje

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2021” do të jepen pesë shfaqje. Ky është edicioni i tridhjetë me radhë, kurse para artdashësve do të jepen këto shfaqje:

“Kosovo For Dumes”, me autor të tekstit Jeton Neziraj e regji të Blerta Neziraj, është shfaqja nikoqire e Teatrit të Gjilanit.

Në natën e dytë të festivalit të dramës është paraparë shfaqja “Thyerja” nga Teatri “Muharrem Qena” nga Mitrovica, me tekst të Abdyl Bunjaku, në regji të Agim Selimit.

Në natën e tretë më 25 janar vije para artdashësve gjilanas shfaqja e teatrit “Adriana” nga Ferizaj “Makinë dashurie” me autor e regjisor Bekim Ugzmajli.

Teatri “Avdush Hasani”, nga Podujeva, vjen me shfaqjen e punuar nga bashkëregjisorët Emin Emini e Agron Gërguri, sipas tekstit të dramatizuar të Ismail Kadares “Kush e solli Doruntinën”.

Nata e fundit, përmbyllëse e edicionit të sivjetmë të “Talia e Flakës 2021” është “rezervuar” për Teatrin Kombëtar të Prishtinës dhe shfaqjen e punuar nga Erson Zymberi, sipas tekstit të Beqir Musliut, “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”.

Po atë mbrëmje parashihet edhe ndarja e çmimeve, kur edhe përmbyllet festivali i dramës “Talia e Flakës 2021”, si shtyllë autentike tradicionale e Manifestimit “Flaka e Janarit”

You Might Also Like