Udhëhoqi ‘Intelektualët’ për vite të tëra, Taulant Byqmeti tani nis një rrugëtim të ri në jetë – hap shkollën e futbollit Miami
Një nga ikonat e tifozërisë në Kosovë, Taulant Byqmeti ka hapur Shkollën e Futbollit ‘Miami’.
Ai ka kryer të gjitha licencat për trajner pranë FFK-së dhe tani ka hapur shkollën e tij të futbollit në qytetin e Gjilanit.
“Falënderim për të gjithë ata që na besuan në Edukimin dhe zhvillimin e fëmijën të tyre”.
“Për ne është motiv dhe një përgjegjësi e madhe që t’i ruajmë dhe promovojmë vlerat sportive dhe njerëzore”, ka shkruar Byqmeti.



