Gjilan

Të 11 të infektuarit janë nga fshati Vrapçiq

 

Të 11 infektuarit nga komuna e Gjilanit, i përkasin familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq i komunës së Gjilanit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, I cili në një postim të tijin në facebook ka theksuar:

 

Lajm i keq për familjen Shaqiri dhe Gjilanin.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga të gjitha mostrat e marra sot në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me #Covid19.

Apeloj qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kemi marrë veprime për karantimim të plotë dhe menaxhim të situatës në vendet e prekura.

Duhet të potencohet se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë sot, dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.

Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë.

Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!

 

You Might Also Like