Në Gjilan, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, organizuar nga Klubi i Karatesë Dardania do të mbahet turneu i trembëdhjetë ndërkombëtarë në karate “Katana Open 2018”
Siç ka theksuar Maliq Maliqi, drejtor, ky turne do të organizohet të dielën, kurse organizatori ka programin, i cili është si vijon:
FEDERATA E KARATESË E KOSOVËS
KLUBI I KARATESË DARDANIA-GJILAN
FTESË PËR
TURNEUN E -XIII- NDERKOMBËTAR TË KARATESË “KATANA OPEN 2018”
VENDI……………………………………………………PALESTRA SPORTIVE BASHKIM SELISHTA-PETRITI GJILAN
DATA……………………………………………………………………………………………………………………28.10. 2018 (E DIELE)
PAGESA E PJESMARRJES…………………………………………………………………………………………09.30 deri 10.00 min.
TAKIMI I GJYQTARËVE………………………………………………………………………………………….. 10.00 deri 10.15 min.
HAPJA SOLEMNE……………………………………………………………………10.15 DHE FILLIMI I GARAVE 10.30 MIN.
Maliqi thekson se do të ketë shpërblime në kumite dhe në kata, kurse do të ndahen këto shpërblime:
SHPËRBLIME..NË KUMITE DHE KATA PËR VENDIN E 1, 2 DHE DY VENDET E TRETA MEDALJE DHE DIPLOMË, VENDI I PARË NË TE DY KATEGORIT EDHE KUPË, KLUBI MË MASOVIK NDERKOMBETAR DHE VENDOR DO TË SHPERBLEHET ME KUPË, GARUESJA DHE GARUESI ME E/I MIRË SHPERBLEHET ME KUPË SI DHE KLUBI MË I SUKSESSHEM SHPERBLEHET ME KUPË.
Sipas tij, për të dhënat e sakta të garuesve përgjigjet udhëheqësi i klubit, nëse garon në kategori të gabuar do të s’kualifikohen. Çdo garues duhet të ketë pajisjet e domosdoshme personale; brezin e kuq dhe të katërt, dorezat, mbrojtëset e dhëmbëve dhe të këmbëve. Trajnerët duhet te jenë me veshje sportive, në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë në PALESTER.
Secili klub (TRAJNER ) mbanë përgjegjësin për gjendjen shëndetësore te garuesve të tij.
KOTIZACIONI
Kata individuale……………………………………10euro.
Kumite individuale………………………………..10 euro.
Kata dhe kumite.……………………………………15 euro.
Paraqitja e garuesve duhet të bëhet deri më 27.10.2018 ( E PREMTE ) deri ora 22.00, në adresën elektronike në e-mail: [email protected] dhe [email protected]
Numri Kontaktues: Maliq Maliqi +37744177096