Vokli Laroshi, portier, është në bisedime me skuadrën e SC Gjilanit, por gjithëçka pritet të sqarohet ditën e hënë.
Vokli Laroshi që ishte pjesë e Llapit të Podujevës dhe që shquhej si një nga portierët më të mirë sezonin e fundit në Superligë, tashmë ka mbetur lojtar i lirë.
Por, Vokli nuk do mbetet edhe shumë gjatë një lojtar i lire, duke parë interesimin e jashtëzakonshëm për të.
22 vjeçari është në fazë të avancuar me kuqebardhët, të cilët po ndërtojnë një skuadër tejet të frikshme për edicionin 2025/26.
E ardhmja e ish-lojtarit të Llapit pritet të vendoset të hënën, mëson kryelajmi.com.