***********************************************************************************************
S I M P O Z I U M
N J O F T I M
Më datën 15.06.2019, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 70 vjetorit të martirizimit të Idriz Gjilanit, organizon Simpozium me temën bosht:
IDRIZ GJILANI ME BASHKËLUFTËTARË NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE
Tezat e Simpoziumit:
- Gjendja e shqiptarëve nën pushtimin e huaj (gjerman, italian dhe bullgar) dhe bashkimi i tokave tjera shqiptare me Shqipërinë;
- Strategjia ushtarake e Idriz Gjilanit në luftërat kundër partizanëve jugosllavë;
- Krijimi i forcave vullnetare shqiptare në viset lindore të Tokave të Liruara;
- Bashkëveprimtarët e Idriz Gjilanit;
- Idriz Gjilani, vendlindja, familja dhe origjina;
- Jeta dhe vepra e Idriz Gjilanit;
- Formimi dhe strategjia luftarake e Idriz Gjilanit;
- Roli i Idriz Gjilanit në Kuvende të ndryshme të mbajtura gjatë Luftës së Dytë Botërore;
- Idriz Gjilani përballë pushtuesit serbo – jugosllav 1945-1949;
- Roli i Hatixhe Hajrullahut në veprimtarinë e Idriz Gjilanit;
- Aktiviteti humanitar dhe arsimor i Idriz Gjilanit dhe bashkëveprimtarëve të tij;
- Arsimi shqip në nënprefekturën e Gjilanit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj;
- Bashkësia Islame e nënprefekturës së Gjilanit gjatë Luftës së Dytë Botërore;
- Roli i shkollave fetare islame në përhapjen e diturisë në nënprefekturën e Gjilanit gjatë Luftës së Dytë Botërore;
- Institucionet dhe shoqëria shqiptare për Idriz Gjilanin.
Referuesit duhet të jenë me profesion të lëmit përkatës (doktorë ose magjistra të shkencës së historisë).
Duke u mbështetur në tezat e simpoziumit, referuesit fillimisht përcaktohen për temën e tyre (e pa trajtuar deri më tani ose që sjell interpretime të reja), të cilën e përmbledhin shkurtimisht në një abstrakt prej gjysmë faqe në word dhe ia dërgojnë Këshillit Organizues.
Titullin e kumtesës tuaj, së bashku me abstraktin (rezymenë), ju lutemi të na e dërgoni deri më datën 30.04.2019, në e-mail adresën: [email protected].
Temat dhe abstraktet e dërguara jashtë këtij afati kohor nuk do të pranohen.
Këshilli Organizues i Simpoziumit merr përsipër që referuesve t’u ndajë një mëditje për angazhimin, përgatitjen e kumtesës prezantimin dhe përgatitjen e punimit për botim.
Mes datave 01.05.2019 dhe 05.05.2019, Këshilli Organizues ju njofton përmes e-mail adresës për pranimin/mospranimin e temës dhe abstraktit tuaj.
Referuesit, të cilët janë pjesë e Programit të Simpoziumit, deri më 15.07.2019, janë të obliguar që versionin e kumtesës për botim, me abstrakt, fjalët çelës (kyçe), rezyme, bibliografi, fusnota sipas standardeve teknike-shkencore, të lektoruar, (deri në një tabak autori, jo më shumë se 16 faqe në word me largësi midis rreshtave 1.5, font të shkronjave Times New Roman dhe madhësi të shkronjave 12), t’ia dërgojnë Këshillit Organizues në adresë elektronike. Nuk do të botohet asnjë punim, i cili do të dërgohet pas kësaj date.
Këshilli Organizues i Simpoziumit do të ju informojë me kohë për detaje të tjera.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan Lidhja e Historianëve të Kosovës
“Ali Hadri” – dega në Gjilan
Naim ALIU – Kryetar Mr. Naim MUSLIU – Kryetar
Kontakti: Kontakti:
Mob: +383 44 615 749 Mob: +383 44 603 104
E-mail: [email protected]
Shënim:
Për detaje të tjera mund të kontaktoni me Kryetarin e Këshillit Organizues, Mr. Naim MUSLIU, në e-mail adresën [email protected] ose [email protected] ose nr. e mob: +383 (0) 44 603 104.