29 shkurt 2020 – Në Gjilan është hapuar punëtoria treditore për ndikim social – Upshift, në të cilën do të marrin pjesë dhjetë grupe të nxënësve të klasëve të dhjeta.
Pasi e shpalli të hapur këtë punëtori, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limani, ka falënderuar për bashkëpunimin me këtë komunë. IPKO Foundatin dhe UNICEF.
Ajo tha se së bashku me partnertët, përmes këtij programi, shumë të rinj do të aftësohen dhe po iu jepet mundësia që të japin ide dhe, në të njejtën kohë, të ndërmarrin hapa konkret në çështje të ndryshme.