Filluan provat e para të shfaqjes më të re të Teatrit të Gjilanit – “GËNJESHTRA” nga Florian Zeller!






Pas suksesit të jashtëzakonshëm të shfaqjes “E vërteta” të po këtij autori — e cila që nga premiera e saj (maji i vitit 2021) ka arritur të ketë mbi 75 repriza, e që vazhdon të rikthehet në repertorin tonë — Teatri i Gjilanit sjell një tjetër kryevepër të dramaturgut francez Florian Zeller: “GËNJESHTRA”.
Një tekst i mprehtë dhe provokues, që eksploron kufijtë delikatë mes të vërtetës dhe mashtrimit, dashurisë dhe dyshimit. Me regjinë e Ekrem Sopit dhe një kastë fanastike aktorësh, kjo shfaqje do të jetë një ngjarje e veçantë artistike këtë qershor!