Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me zv. ministren e Jashtme, Liza Gashin, zv.ministrin Mbrojtjes, Shemsi Sylën, nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorë e zyrtarë komunalë, kanë prit në takim një delegacion nga shteti i Iowa-s, të udhëhequr nga gjeneral major, Timothy E. Orr, ish-adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas dhe mik i shquar popullit dhe shtetit të Kosovës.
I pari i Gjilanit, falënderoi delegacion nga shteti i Iowas për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për shtetin e qytetin tonë.
Kryetari, shpreson në thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme.
“Jemi tē interesuar të rrisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë, sigurisë, rritjen ekonomike dhe mbështetjen e ndërsjellë edhe në fusha tjera”, tha Alban Hyseni.
Nga ana tjetër ish-gjenerali amerikan, Timothy E. Orr, ndihet i lumtur që po viziton prapë në një kohë të shkurtër Gjilanin, duke premtuar mbështetje në fusha të ndryshme me rëndësi për qytetarët sidomos në fushën e arsimit, bujqësisë, sigurisë, kulturës e zhvillimit ekonomik.
Delegacioni nga shteti i Iowas kanë zhvilluar edhe vizita te Varrezat e Dëshmorëve, te Muzeu Etnologjik dhe ai konunalë, në Universitetin e Gjilanit, Bibliotekën e Qytetit, në fabrikën e bicikletave Albimi, në fabrkën e pijeve Rc cola dhe kanë vizituar edhe kazermën e Forcës së Sigurisë në Gjilan.