OPINION

Thyerja e posterit me foton e dëshmorit Ridvan Qazimi- Lleshi në Bujanoc, Komandanti po vritet për të satën herë

Shkruan: Refik Hasani

Sot, në sheshin ’’Skënderbeu’’ në Bujanoc  është thyer  qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës. Posteri i thyer ishte vendosur pikërisht para objektit të Komunës së Bujanocit, ku promovohej koncerti në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant LLESHI-t.

Kujtojmë opinion e gjerë se Ridvan Qazimi-LLESHI, ishte Zëvendës i Komandant i Shtabit të Përgjithshëm Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe është vra pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit,  ishte njëkohësisht pjesë negociuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, nën organizmin, monitorimin dhe garanatimit të faktorit politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.

Këto akte të ulëta, vepra vandaliste  i dënojmë, janë provokuese, jan mos durim nacional, është  sulm ndaj kujtesës sonë kolektive  dhe historisë sonë të lavdishme, ndaj luftës për liri dhe ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë, janë cenim e mohim që prekin simbolet tona. Shprehim reagimin publik, pasi tani, Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës, po vritet për të satën herë:

-Ende nuk është zbardhur vrasja enigmatike e këtij Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,

– Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,

-Vazhdon të mos lejohet nga instanca qendrore të Serbisë vendosja e shtatores së Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, krahas mos lejimit nga instanca qendrore të Serbisë vendosja edhe të shtatores së heroit ton Kombëtar ’’Skënderbeut’’, në qendër të Bujanocit,

– Bashkëluftëtarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, po ndiqen, po ju kurdisen gjyqe  politike, e nuk po aministohen,

– Bashkëqytetarë  e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po diskriminohemi, në Polici-zinxhirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.

Thyerja e posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor UÇPMB-ës, sot në Bujanoc, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, është një vazhdim pasi në muajin gusht të vitit që e lam pas, 2 herë branda javës, në qendër të Bujanocit pati pankarta me mbishkrimin ku ishte shprehur Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve  në Bujanoc me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve” dhe ’’Vdekje shqiptarëve, ’’nuk ju duam’’.

Përveç që i dënojmë, dhe shprehim reagimin publik, është domodoshmëri e kohë që  Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, të ndalohet krijimi i një urrejtje ndaj një Populli të tërë sepse thyerja e  xhamit dhe dëmtimi i posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, kështu fyhen gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ofendohet popullata shumicë shqiptare e Bujanocit, por edhe e Medvegjë, Preshevës dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut,  Vojvodinë dhe gjithë Serbinë.

Republika e Kosovës, do të duhej të dënon këtë akt, Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënie diplomatike me  Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi  po shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.

Shtetet e Quintit dhe instanca e mekanizma të BE-ës, është momenti i fundit, jo vetëm të reagojnë po do të duhej të ndalojnë shprehjen e gjuhës së urrejtjes, kërcënimit, por edhe manifestimit të diskriminimit  në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë, dhe Rezolutë, konkrete lidhur me diskriminimin dhe shprehjen në rritje të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimit për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Shqiptarët, në Serbi jetojnë duke ju ekspozuar frikës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.

 

You Might Also Like