Jeta

Toka ime, buka ime…

Tefik Selimi

Idriz Qerimi është nga Përlepnica e Gjilanit. Ai është shumë punëtor. Si mos të jetë punëtorë? Ai vjen çdo të shtunde në kryeqendër, Gjilan. Vjen te Restauranti “Bujana”. Këtu vjen jo për të pirë kafe me ndonjë shok, por për të sjellë një karro me magdanoz këtij restauranti që gjendet në Kodrën e djegur.

Idriz Qerimi vjen nga Përlepnica me një karro të mbushur jo aqë shumë me magdanoz, që është “mall” vjeshtor, por i kërkuar në këto vende pushimi. Ai për këtë “mall” i merr vetëm 7 euro. Vetëm 7 euro vlerë! “Po, thotë Idriz Qerimi, – unë udhëtoj dhe i sjellë disa tuba magdanozi këtij restauranti, për të cilat tuba më “shpërblejnë” pak. Me këto para e me pak të tjera, e mbaj familjen.

Dihet, jeta është e lloj-llojshme. Ajo i ka të mirat, por edhe i ka anët tjera të dhembjes. Unë, shton Idriz Qerimi, – tash kam moshë 66-vjeçare. Nuk jam i punësuar, por jeta ime është e lidhur me tokën e shenjtë. O, Zot, s’ka me tokën! Toka ime, buka ime… Pa tokë, s’ka njeriu qysh jeton. Mbjelli gati të gjitha llojet e perimeve. Me këto jetoj. Jetoj dhe nuk ia shtri dorën askujt. I shkolloj dy studentë që më janë fëmijë të shkollës dhe dijes. Më mësojnë…

Unë, para luftës 1999 isha i punësuar në Bashkësinë e Arsimit në Gjilan. Por pas luftës, mua nuk më pranuan. Pra, mbeta pa punë. Iu ktheva tokës. Po jetoj me tokën time. Ajo po na mbanë gjallë…” E, Idriz Qerimi, i “gëzuar” që ishte “shpërblyer” me ato 7 euro, nuk është kthyer prej Restoranit kah erdhi, por ai është kthyer rrugës më të shkurtër, rrugës së “Kumanovës” pas restarurantit në fjalë. Ai kokëulur e barte karron e zbrazur me magdanoz dhe mendon të gjendet gjer në qendër që ta shkurtojë rrugën për t’u kthyer në shtëpi, te ara e bukës. Mezi na foli se e shikonte orën që sa më shpejt të kthehet për ta zënë ndodnjë taksi për në fshat.

“O shok i mirë, na thotë ky punëtor me karro në dorë, – po të njoh se kush jeni. Ju ma keni premtuar librin që e keni shkruar për Gjimnazin e Gjilanit. Mos harroni se, së shpejti do të vij javën tjetër me karro dhe do të kthehem te marketi “Buci”, për ta marrë librin e juaj. Edhe pas kësaj pune, librin e lexoj, se aty gjej një jetë “tjetër” që e pëlqej edhe ate pas punës fizike që bëj…”, shtoi në fund Idriz Qerimi, nga fshati Përlepnicë.

You Might Also Like