Futboll

Trajneri i FCSB: Përshtypjet e para për Kosovën janë të jashtëzakonshme

Trajneri i FCSB, Elias Charalambous, ka folur para ndeshjes kthyese me Dritën, ku kampionët e Rumanisë dhe Kosovës, duan kualifikimin për play-off të Ligës së Evropës.

Ndeshje e pare doli të jetë shumë interesante, me Dritën që ishte në epërsi prej 2-0, por në fund u dorëzua duke humbur 3-2, por duke lënë gjithçka të hapur.

Charalambous, në konferencën për shtyp nga Prishtina, nuk kurseu fjalët e mira për Kosovën, duke nënvizuar pritjen e mirë.

“Përshtypjet tona të para për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Që nga momenti që hymë në vend, gjithçka ishte perfekte. Njerëzit na pritën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe deri më tani mund të themi vetëm gjëra të mira. Kam luajtur këtu me ekipin kombëtar dhe shoh që vendi po përmirësohet shumë. U befasova këndshëm”, deklaroi fillimisht “timonieri” rumun

Sa i përket mundësisë për të marrë lojtarë kosovarë në të ardhmen, siç kanë bërë disa klube rumune, Charalambous shtoi se nuk flet për transferime tani, por pas ndeshjes, ndoshta.

“Nuk po mendojmë për transferime të tilla tani, por ka shumë kosovarë që kanë mbërritur në Rumani. Ndoshta pas ndeshjes do të vërej lojtarë të caktuar dhe do të flas, por jo tani”, deklaroi Charalambous.

“Nesër presim një ndeshje të vështirë. Drita është një ekip i mirë dhe i organizuar. Edhe pse fituam në ndeshjen e parë, shanset do të jenë 50-50. Analizuam gabimet, sidomos dy golat që pësuam lehtësisht, dhe nesër duhet të tregojmë më shumë energji. Nuk erdhëm këtu për t’u mbrojtur”, nënvizoi ai.

You Might Also Like