Komuna e Vitisë si përfituese e vetme e një programi të financuar nga USAID-I amerikan e që ka të bëjë me të Drejtat Pronësore në vazhdën e aktiviteteve që kanë të bëjnë me sensibilizimin e të drejtave të grave për trashigimi të pronësisë, ka organizuar sot në Pozharan një trajnim me gratë e këtij lokaliteti.
Seminari të cilin e kanë ndjekur një numër relativishtë I madhe I grave të Pozharanit është mbajtur në restorantin “Jeta” ku nga përfaqësuesit e Programit të USAID-it si dhe të institucioneve të komunës përkatësisht nga Drejtoria për kadastër dhe Gjeodezi kanë folur Fatbardha Emini ,drejtoresh e kësaj drejtorie si dhe përfaësuesit e Usaidit.Me këtë rast gratë e pranishme janë njohtuaar lidhur me të drejtat e tyure për trashigimi të pronësisë si dhe procedurat pronsore si dhe me mynyrën e regjistrimit të drejtës pronësore. Në këtë trajnim-seminar gratë e pranishme për së afërmi dhe në mynyrë të drepërtdrejtë janë informuar se si mund të regjistrohet prona e trashëguar, shitblerja dhe vendimi i gjykatës.
Në këtë takim Naim Pira, kryesues I Kuvendit të komunës së Vitisë ka folur për rëndësinë e realizimit të këtij projekti e gjithashtu edhe ka falenderuar USAID-in për mbështetjen e dhënë sidomos në informimin e qytetarëve mbi të drejtat pronësore. “Falënderimet ju takon USAID-it
për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë dhe atë si komunë e parë që lanson këtë project edhe përmes Fletëpalosjeve- broshura për të sensibilizuar opinionin vitias por edhe ata në nivel vendi”, u shpreh Naim Pira. Ai tha se komuna e Vitisë po prinë për disa çështje si në të Drejtat Pronësore duke potencuar se institucionet komunale do të jenë bashkëpunues me këtë projekt të rëndësishëm. E Kurse Fatbardha Emini, Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë tha se përmes këtij programi kjo komunë e ka vendosur në një theks të veçantë regjistrimin e të drejtave pronësore ke me të po bëhet një avancim që po vlerësohet lartë nga qytetaret duke potencuar se është shënuar progres në pjesëmarrje dhe rritjen e numrit të transaksioneve në këto dy vite të fundit. Ndërkaq Emira Salihu nga Programi i të Drejtave Pronësore tha se në hartimin e këtyre broshurave ata kanë bashkëpunuar ngushtë me zyrtarët pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë. Aziz Zuka